Wednesday, May 30, 2012

Suksesi i Rona Nishliut mirëpritet nga shqiptarët



Këngëtarja Rona Nishliu e cila i solli Shqipërisë një rezultat të bukur në Eurovision 2012, është kthyer dje nga Azerbajxhani.
Duket se shqiptarët janë të kënaqur këtë vit me vendin 5-të në Eurovizion. Reagimet nga mediat shqiptare kanë qenë shumë pozitive per prezentimin e Shqipërisë në Eurovision 2012. Rona ka marrë vlerësime dhe urime edhe nga ministrat shqiptarë. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi në një letër të hapur i ka uruar këngëtares kosovare suksesin në festivalin evropiantë muzikës.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim shpreh urimet më të mira për suksesin e këngëtares kosovare, Rona Nishliu, e cila i përfaqësoi në mënyrë dinjitoze vlerat e Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në festivalin e Këngës Evropiane – Eurovizion”, thuhet në telegramin e kryeministrit Thaçi.



Rona Nishliu është nderuar edhe nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Kryetari i shtetit shqiptarë ka mirëprit Ronën dhe gjithë ekipin shqiptarë që ishte në Baku. Z. Berisha ka shprehur se ishte shumë i kënaqur me rezultatin që i sjelli Rona Shqipërisë. "J
u ishit zëri absolut i festivalit, interpretimi më i shkëlqyer, ishit një përfaqësim shumë dinjitoz dhe arritje e madhe për gjithë shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën”. Edhe për sa i përket vlerësimit, Kryeministrishprehu kënaqësinëpër mbështetjen e madhe që pati nga të gjitha vendet. Ai theksoi se përfaqësimi dinjitoz i Ronës në Eurovizion është dhurata më e bukur që kënga shqiptare i bën Shqipërisë në këtë 100 vjetor të pavarësisë".



Nga ana e saj, këngëtarja Rona Nishliu falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e tij në këtë përfaqësim të saj në Eurovizion. “Ndihem e privilegjuar që sot ndodhem këtu në këtë takim me ju dhe ju falënderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen dhe telefonatën që më bëtë menjëherë pas festivalit, e cila ka qenë befasia më e këndshme, gjë që më bëri të ndihem edhe më krenare për atë që realizova në skenë”, u shpreh këngëtarja Rona Nishliu.


Kryeministri Berisha i dhuroi këngëtares Rona Nishliu çelësin Sol, të punuar në filigran me një dedikim të vecantë në shenjë mirënjohjeje ndaj përfaqësimit dinjitoz që I bëri Shqipërisë në Eurovizion.


Gjatë ditës së djeshme Rona ka qënë në vëmendjen e shtypit shqiptarë. Ajo ishte mysafire në RTSH dhe në TV.
Sot, Rona Nishliu do të niset drejt familjes së saj në Prishtinë.

No comments:

Post a Comment