Mirë se vini në faqen Eurosong Shqipëria. Portali Eurosong Shqipëria është një dritare për informim të shpejtë dhe të pavarur në gjuhën shqipe rreth Fesivalit të Këngës në RTSH, Festivalit Evropian të Këngës (Eurovision Song Contest), dhe gjithë shqiptarëve që ëndërrojnë Eurovizionin. Faleminderit për vizitën e juaj dhe qëndroni me ne! Eurosong Shqipëria.
Wednesday, May 30, 2012
Suksesi i Rona Nishliut mirëpritet nga shqiptarët
Këngëtarja Rona Nishliu e cila i solli Shqipërisë një rezultat të bukur në Eurovision 2012, është kthyer dje nga Azerbajxhani.
Duket se shqiptarët janë të kënaqur këtë vit me vendin 5-të në Eurovizion. Reagimet nga mediat shqiptare kanë qenë shumë pozitive per prezentimin e Shqipërisë në Eurovision 2012. Rona ka marrë vlerësime dhe urime edhe nga ministrat shqiptarë. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi në një letër të hapur i ka uruar këngëtares kosovare suksesin në festivalin evropiantë muzikës.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim shpreh urimet më të mira për suksesin e këngëtares kosovare, Rona Nishliu, e cila i përfaqësoi në mënyrë dinjitoze vlerat e Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në festivalin e Këngës Evropiane – Eurovizion”, thuhet në telegramin e kryeministrit Thaçi.
Rona Nishliu është nderuar edhe nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Kryetari i shtetit shqiptarë ka mirëprit Ronën dhe gjithë ekipin shqiptarë që ishte në Baku. Z. Berisha ka shprehur se ishte shumë i kënaqur me rezultatin që i sjelli Rona Shqipërisë. "Ju ishit zëri absolut i festivalit, interpretimi më i shkëlqyer, ishit një përfaqësim shumë dinjitoz dhe arritje e madhe për gjithë shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën”. Edhe për sa i përket vlerësimit, Kryeministrishprehu kënaqësinëpër mbështetjen e madhe që pati nga të gjitha vendet. Ai theksoi se përfaqësimi dinjitoz i Ronës në Eurovizion është dhurata më e bukur që kënga shqiptare i bën Shqipërisë në këtë 100 vjetor të pavarësisë".
Nga ana e saj, këngëtarja Rona Nishliu falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e tij në këtë përfaqësim të saj në Eurovizion. “Ndihem e privilegjuar që sot ndodhem këtu në këtë takim me ju dhe ju falënderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen dhe telefonatën që më bëtë menjëherë pas festivalit, e cila ka qenë befasia më e këndshme, gjë që më bëri të ndihem edhe më krenare për atë që realizova në skenë”, u shpreh këngëtarja Rona Nishliu.
Kryeministri Berisha i dhuroi këngëtares Rona Nishliu çelësin Sol, të punuar në filigran me një dedikim të vecantë në shenjë mirënjohjeje ndaj përfaqësimit dinjitoz që I bëri Shqipërisë në Eurovizion.
Gjatë ditës së djeshme Rona ka qënë në vëmendjen e shtypit shqiptarë. Ajo ishte mysafire në RTSH dhe në TV.
Sot, Rona Nishliu do të niset drejt familjes së saj në Prishtinë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment